Ndalohet importi i makinave me të vjetra se 10 vjet

08:41 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Më 27 qershor ka hyrë në fuqi ligji i ri për automjete, i cili parasheh rregulla të reja të importit dhe regjistrimit të veturave. Sipas këtij ligji, nga janari i vitit të ardhshëm askush nuk mund të importojë automjet më të vjetër se 10 vjet. Ligji i ri për automjete ka sjellë ndryshime të mëdha të normave për regjistrimin e automjeteve.

Të gjithë ata që dëshirojnë të importojnë automjete më të vjetra se 10 vjet këtë mund ta bëjnë deri në fund të dhjetorit të 2017-s.

Pas këtij muaji asnjë person nuk do të mund të regjistrojë veturat në targa e Republikës së Kosovës më të vjetra se 10 vjet.

Ligji i ri për automjete që ka hyrë në fuqi më 27 qershor 2017, ka sjellë ndryshime të mëdha të normave për regjistrimin e automjeteve.

Kështu thonë hartues të ligjit në Ministrinë e Infrastrukturës.

” Saktësisht deri me 31 dhjetor 2017 kanë të drejtë te importojnë edhe automjete me te vjetra me pastaj asnjë automjet nuk mund të doganohet” ka thënë Habib Hasani, Zyrtar në Departamentin e Automjeteve në MI.

Hasani ka shpjeguar mënyrën që parasheh ligji se si një person mund të regjistrojë automjetin e tij pa pasur patentë shofer.

” Në qoftë se një pronar i automjetit duhet të jap emrin e një individi tjetër i cili posedon patent edhe në certifikatën e regjistrimit duhet të evidentohen të dy emrat ” ka thënë Hasani.

Sipas tij, ligji precizon se asnjë automjet nuk mund të blihet, shitet apo te regjistrohet pa u paguar të gjitha gjobat që janë shqiptuar ndaj atij personi që ka bërë kundërvajtje në trafik.

Ligji i ri parasheh ndëshkime edhe për të gjithë ata që bëjnë ndërrimin e kilometrave të veturave.

” Deri më tani nuk është precizuar ndërrimi i km që është bërë në automjete atëherë do të gjobiten personi fizik deri 2000 euro derisa personi juridik deri në 10 mijë euro”, ka thënë Hasani.

Ligji i ri parasheh që personi që bënë regjistrimin e automjeteve duhet të paguajë edhe taksat e tjera siç është taksa për tatim në pronë me qëllim të inkasimit të hyrave në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme