Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të nënshkruajnë sot një marrëveshje për bashkëfinancim, për të ndihmuar një numër më të madh të banorëve lokal t’i përmirësojnë fermat e tyre të mjedrave dhe t’i zgjerojnë aktivitetet ekonomike në këtë fushë.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se ngjarja do të mbahet sot, në kuvendin komunal të Shtërpcës, duke filluar nga ora 10:00.
“Në ngjarje do të marrin pjesë edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikolić, koordinatorja e programit në UNDP, Valbona Bogujevci, dhe kreu i Administratës së Zyrës Koordinatore për Bashkëpunim Teknik brenda Ambasadës së Austrisë në Kosovë, Arsim Aziri. Ky kontribut i rëndësishëm financiar do të rrisë numrin e mundësive për punësim në Shtërpcë dhe do t’i ndihmojë familjet lokale të gjenerojnë më shumë të ardhura”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, marrëveshja për bashkëfinancim është pjesë e Paktit të Punësimit Territorial të projektit Interdev, i cili është i financuar nga Bashkëpunimi i Austrisë për Zhvillim dhe i implementuar nga UNDP-ja.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve