Google ADS

Ndahen 700 mijë euro për ndërtimin e depove të armatimit për Ushtrinë e Kosovës

09:32 | 30 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes do të ndërtoj depo të armatimit në kazermën e FSK-së.

Shuma që është planifikuar për këtë ndërtim është 700 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet gjithashtu se ndërtimi i depove do të bëhet në kazermën e FSK-së në Ferizaj, Gjilan dhe Istog.

Projekti i është 2 vjeçar ndërsa ndërtimi do të bëhet sipas specifikave të kërkuara.

Këto depo do të ndërtohen për ngritjen e efikasitetit për kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-së.
AK i MM, ka për qellim që të lidhe një kontratë me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej Ndërtimi i depove të armatimit në kazermën e FSK-së në Ferizaj, Gjilan dhe Istog( Project 2 vjeçar) Realizimi i kontratës duhet të bëhet sipas specifikimit teknik të kërkuar dhe TeR të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë. Qëllim i realizmit të kësaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-së”, thuhet në njoftim.

Aty janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes, ndërsa ndër të tjera thuhet se OP duhet të ketë kryer kontratë të ngjashme në tri vitet e fundit.

“OE duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës se njëjte apo të ngjashme gjatë 3 (tri) vitet e fundit ( nga data e publikimit te njoftimit për kontrate) jo me pak se 1,000,000.00 €”, thuhet më tej në njoftim.

Një ndër kriteret për dhënie të kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 10.09.2020, e po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme