Njëmbëdhjetë përfitues, përfshirë tetë biznese dhe tri komuna të Kosovës kanë përfituar grante për implementimin e projekteve të vogla me ndikim të shpejtë.
Të gjitha këto grante u ndanë në ceremoninë përmbyllëse zyrtare për Akademinë për Zhvillim II të organizuar nga Instituti Riinvest.
Drejtori ekzekutiv në Riinvest, Lumir Abdixhiku tha se projektet zhvillimore të zbatuara përfshijnë ndërtimin e punëtorive për përpunimin e pemëve dhe perimeve , përpunimin e bimëve mjekuese në çajëra natyralë etj…
Komunat përfituese janë komuna e Podujevës, komuna e Obiliqit dhe komuna Shtimes si dhe tetë biznese të vogla në rajonin ekonomik qendër.
Sipas Abdixhikut komponenta më e rëndësishmja e gjithë projektit ka qenë mundësia që u është dhënë bizneseve dhe komunave për të aplikuar dhe fituar grante, të cilat përqendrohen në përmirësimin e kushteve ekonomike të akterëve rajonalë.
Përfaqësuesit e komunave përfituese u shprehen falënderues për këto grante. Grantet për komunat ishin nga 12 mijë e 500 euro për reali zimin e projekteve me bashkëfinancim ndërsa grantet për biznese ishin nga 10 mijë euro.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës