Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës edhe sot përmes një konference për medie ka kundërshtuar vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës.
Kryetari i shoqatës, Fadil Berjani e quajti vendimin arbitrat, shkruan arbresh.info
“Vendimin e lëshuar nga Autoriteti i Konkurrencës, ne si shoqatë e kundërshtojmë fuqishëm, sepse vendimi ndaj 14 kompanive ne e cilësojmë si vendim arbitrar”, tha Berjani.
Edhe Arianit Koci, avokat i njërës prej kompanive të gjobitura e ka quajtur të pafuqishëm vendimin.
Ai është shprehur i bindur se do at fitojnë rastin në Gjykatë.
“Ky dënim nuk është i plotfuqishëm. Sa i përket fitimit 128 përqind, është jo i qëndrueshëm,ne do të kërkojmë mbrojtje ligjore, jam i bindur se në Gjykatë do ta mposhtim vendimin e Autoritetit të Konkurrencës”, tha ai.
Ndryshe javën që lamë pas Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në një konferencë për medie ka bërë të ditur vendimin për dënim të 14 kompanive të derivateve të naftës me 4 milionë e 40 mijë e 450.78 euro.
Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi ka thënë se kompanitë e dënuara kanë shkelur ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës
“Hetimi ka nisur në fillim të vitit 2019. Deri më tani hetimi i këtij rasti është zhvilluar në disa faza. Pas gjetjeve përkatëse, dhe përfundimit të të gjitha fazave Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur si në vijim. Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregulluar konkurrencën në treg gjatë muajve nëntor dhe dhjetorë të vitit 2018, me veprimet e tyre ato kanë kryere shkelje të dispozitave të nenit 4 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës i cili i rregullon marrëveshjet e ndaluara. Komisioni i Autoritetit më datën 6 maj 2020 ka vendos të shqiptojë masë ndëshkuese administrative 4 milionë e 40 mijë e 450.78 të totalit të të hyrave të gjashtë mujorit të vitit 2018 të 14 kompanive në hetim”, ka thënë Prestreshi.
E po atë ditë i pari i naftëtarëve në një prononcim dhënë për arbresh.info ka paralajmëruar mbajtje mbledhje të jashtëzakonshme për këtë vendim dhe se kompanitë e gjobitura kanë paralajmëruar edhe organizim të protestave./arbresh.info/
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%