Çmimet e naftës e nisën javën në rritje, duke prekur nivelin më të lartë në dy javët e fundit. Dy referuesit kryesorë po mbështeten nga rimëkëmbja e tregut të aksioneve dhe nga tensionet në Lindjen e Mesme.
Por, fitimet vazhdojnë të kufizohen nga rritja e prodhimit në SHBA dhe bursat evropiane u rritën për të katërtin sesion me radhë, duke vijuar rivendosjen, pas rregullimit nga javët e kaluara.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 65.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 62.2 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga 7 shkurti.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të dielën se Izraeli do të veprojë kundër Iranit i vetëm, pas incidenteve që ndodhëm në kufirin e Sirisë dhe ky zhvillim ka rikthyer frikën për konfrontime të tjera mes vendeve në Lindjen e Mesme. Gjithsesi, volumi i tregtisë është i ulët për shkak të pushimeve në SHBA dhe Kinë.
Referuar të dhënave të publikuara, aktiviteti i shpim-kërkimit në Amerikë, që është një indikator për prodhimin në të ardhmen, u rrit me 7 njësi në totalin e 798 puseve, niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2015.
Rritja e prodhimit në SHBA po eklipson përpjekjet e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe prodhuesve të tjerë, duke përfshirë Rusinë, për të ulur prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë, deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...