Në kuadër të lansimit të programit Zhvillim Rajonal, Ministria për Zhvillim Rajonal, sot organizon takimin me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të informimit të komunave lidhur me këtë programin për Zhvillim Rajonal dhe mundësit e zhvillimit socio- ekonomik rajonal.
Fjalën hyrëse në takim do ta mbajë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Haradinaj, z. Rasim Demiri, Ministër i Zhvillimit Rajonal, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Ivan Todosijevic dhe z. Naim Ismajli, Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Qëllimi i përgjithshëm i Programit për zhvillim rajonal është përkrahja e infrastrukturës për zhvillim socio-ekonomik në rajonet ekonomike të Republikës së Kosovës.
Shuma e fondit në vlerën 2,000,000.00 euro është e orientuar në projekte zhvillimore të investimeve kapitale.
Në të njëjtin takim kryetarët do të njoftohen edhe për programin për zhvillim rajonal të balansuar i cili ka të bëjë me grantet për biznese i cili lansohet javën e ardhshme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...