Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me bashkëpunëtorë ndodhet në një vizitë zyrtare në Korenë Jugore, ku po zhvillon takime me zyrtarë të institucioneve dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme, e veçanërisht ato të sektorit të energjisë dhe teknologjisë informative.
Siç thuhet në komunikatë, në këtë kuadër, ministri Stavileci ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të Ministrisë së Shkencës, TIK dhe Planifikime, Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë, Agjencinë Koreane të Internetit dhe Sigurisë, Agjencinë Nacionale të Shoqërisë së Informacionit, Agjencinë Nacionale për Promovimin e Industrisë së TIK, Telekomin Korean dhe kompani të fushës së TIK dhe energjisë.
“Vizita realizohet në organizim të Bankës Botërore, e cila është një nga përkrahësit më të mëdhenj të këtyre dy sektorëve në Kosovë. Në takime me drejtues të institucioneve dhe kompanive të fushës së energjisë të Koresë, ndër temat kryesore ishin ndërtimi i TC Kosova e Re, Eficienca e Energjisë, Burimet e Energjisë dhe modelet e reja të ‘Smart Energy’, ku u shqyrtuan mundësitë që kompani nga Korea të investojnë në Kosovë, e veçanërisht në proj ektet që janë në proces të realizimit siç është TC, por jo vetëm”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, një vend të veçantë gjatë takimeve ka zënë edhe sektori i teknologjisë informative, me ç’rast ministri Stavileci ka ftuar kompanitë koreane, përfshi edhe Telekomin e Korean që të investojnë në vendin tonë në këtë sektor, për të cilin Kosova i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të hovshëm.
Kreu i MZHE-së, gjatë takimeve në fjalë ka hasur në gatishmërinë e kompanive koreane që së shpejti të jenë prezente me investime në tregun e Kosovës, ndërsa ka shtuar se MZHE, respektivisht Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e ambientit biznesor, duke parë me prioritet sektorin e TIK dhe energjinë.
Ndryshe, Korea e Jugut është duke përkrahur Kosovën në zhvillimin e sektorit të TIK-ut, përmes Korea Green Growth Trust Fund në projektin “Rritja Inovative për viset rurale në Kosovë”, që implementohet nga Banka Botërore në Kosovë.
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...