Agjencia e Qeverisë gjermane (GIZ) ia ka dorëzuar ministrit të Zhvillimit Ekonomik platformën për verifikimin dhe monitorimin e efiçiencës së energjisë.
Ministri i zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka falënderuar GIZ-in dhe qeverinë gjermane për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat e enegjisë dhe veçanërisht në fushën e efiçiencës, e cila zë një vend meritorë për plotikbërjen institucionale, “por edhe veprimet konkrete që ne i bëjmë në kuadër të planeve nacionale dhe planet komunale që ne i bëjmë në zbatimin e e masave të efiçiencës”, raporton Ekonomia Online.
“Ne jemi në fazën finale të përgatitjes për ta proceduar në qeveri strategjinë për energji për 10 vjetët e ardhshme. Si pjesë e kësaj strategjie përveç burimeve tradicionale një vend të rëndësishëm ta zënë burimet e ripërtritshme të energjisë dhe efiçiencës. Ne tashmë edhe në nivelin qendror, por edhe në nivel lokal ne jemi duke zhvilluar projekte konkrete me partner ndërkombëtar për projekte të efiqiencës”, ka thënë Stavileci.
Për ta zhvilluar këtë fushë ai ka thënë se pas shumë vjetësh për herë të par kanë arritur që ta buxhetojnë edhe pjesën e fondit për efiçiencën.
“Në kuadër të diskutimeve të nivelit të lartë ministror dhe ndërministror ne kemi promovuar nëpër shumë vende siç janë Berlini e të tjera. Dua t’i falënderoj dhe zyrtarët komunalë që kanë luajtur rol në hartimin e planit të veprimit. Është mundësi e re që programin që e kemi zhvilluar, të cilin e kemi pasur me GIZ-in me katër komuna ta zhvillojmë edhe me komunat tjera. Po ashtu edhe fondi që do ta operalizojmë këtë vit, do të jap një mundësi që të realizojmë synimet që kemi në kuadër të këtyre planeve të përbashkëta që lidhen me mjedisin dhe shëndetin publik”, ka thënë Stavileci.
Sipas tij, kjo platformë është instrument tejet i rëndësishëm që mundëson ta përcjellin zbatimin e këtyre projekteve për të par në secilën fazë që në të ardhmen të mund t’i bëjnë përmirësimet aty ku duhet.
“Mendoj që pikërisht efiçienca, njëra nga fushat që na ndihmojnë të realizojmë synimet tona për ekonominë dhe fushat të tjera si sociale dhe ambientale.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...