Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ka zhvilluar sot një takim me Shoqatën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ka zhvilluar sot një takim me Shoqatën Ekonomike Gjermano-Kosovare, në të cilën bëjnë pjesë biznese me renome që operojnë në Gjermani.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe anëtarët e delegacionit, është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve nga kompanitë gjermane në Republikën e Kosovës.
Në këtë takim, theks i veçantë iu kushtua sektorit të energjisë, ndërtimit të kapaciteteve të reja në këtë fushë dhe energjisë së ripërtëritshme.
Kryeministri Isa Mustafa i informoi përfaqësuesit e bizneseve për masat që po ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës për avancimin e vazhdueshëm të ambientit dhe kushteve të të bërit biznes në Kosovë dhe për resurset e shumta që posedon Kosova.
Kryeministri Mustafa po ashtu i njoftoi lidhur me projektet që po zhvillohen në Kosovë në infrastrukturë rrugore, hekurudhore si dhe për aspekte të tjera të zhvillimit ekonomik, si në bujqësi, duke përmendur ndër të tjera avancimin e sistemit të ujitjes.
Gjatë takimit është biseduar edhe për projektet të cilat mund të financohen nga institucionet e ndryshme financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane Investive dhe KfW.
Kompanitë gjermane shprehën interesimin e tyre për projektet e prezantuara nga delegacioni kosovar.
Ndërkaq, në mëngjes, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, kanë vizituar Termoelektranën e Berlinit “Vattenfall”.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...