Google ADS

Mustafa u premton fermerëve të Ferizajt kompensim të dëmeve si pasojë e kushteve atmosferike

13:31 | 30 Tetor 2020
M. A.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se sot është takuar me Ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa.

Aliu ka shkruar në rrjetin social Facebook se ata kanë vizituar edhe disa nga ndërmarrjet dhe fermat e bujqve dhe fermerëve të Ferizajt, njofton Klan Kosova.

“Ferizaj i zhvillimit ekonomik, nuk ka sesi parafytyron veten pa zhvillim e mbështetje në një nga degët kryesore të ekonomisë, atë të bujqësisë”.

“1.3 milionë euro është buxheti përmes së cilës u ndihmuan bujqit e fermerët ferizajas nga qeverisja lokale. E pa më të voglin dyshim, ky fond e kjo mbështetje do të rritet e bashkë me të siç kemi nisur, edhe risitë e zgjerimi i subvencionimit të kulturave të veçanta bujqësore, mbështetja me mekanizëm bujqësor e përkujdes i vazhdueshëm që bujqësia lokale të rritet e zhvillohet”.

“Bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa vizituam disa nga ndërmarrjet e fermat e bujqve dhe fermerëve tanë, storie suksesi këto që prezantojnë Ferizajn e Kosovën me produktet e tyre në Evropë e më gjerë, një hise të së cilës ka edhe Komuna e Ferizajt me mbështetjen e pakursyer që ofroi. Gjithashtu, ministri Mustafa konfirmoi lajmin e mirë për fermerët e bujqit ferizajas, atë të kompensimit të dëmeve dhe pagesën dyfishe për përfituesit e subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë”, ka shkruar Aliu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme