Kryeministri në largim Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e fabrikës “Te Naseri” në Shirokë të Suharekës, e cila ka rreth 150 të punësuar.
Mustafa pasi uroi inaugurimin e fabrikës, theksoi se për Kosovën është me rëndësi themelore hapja e vendeve të punës. Fakti se në këtë fabrikë janë punësuar rreth 150 punëtorë dhe se pritet të punësohen edhe 100 të tjerë, kryeministri Mustafa e ka konsideruar kontribut të madh që i jepet Kosovës në këtë fazë.
Kryeministri Mustafa tha po ashtu se Qeveria e Kosovës ka ofruar mbështetje financiare për rregullimin e mëtejmë të Zonës Ekonomike në Suharekë, duke uruar kryetarin e komunës për të gjithë punën që e ka bërë për mbi 60 biznese që veprojnë në këtë zonë.
“Është një koncept i zhvillimit tonë që ne të përkrahim zhvillimin e zonave ekonomike, sidomos pjesën e infrastrukturës, në mënyrë që të kemi koncentrim të bizneseve, t’i lirojmë qytetet nga bizneset por edhe t’iu sigurojmë infrastrukturë të domosdoshme bizneseve jashtë zonave urbane, ashtu siç është kjo këtu, dhe mendoj se është një orientim shumë i suksesshëm”, tha kryeministri.
Kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj shprehu kënaqësinë që kjo zonë industriale po gjallërohet çdo ditë e më tepër dhe se tani po merr një formë të mirë zhvillimi.
“Kemi marrë një lajm të mirë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që kjo zonë të rregullohet edhe më shumë, sepse janë ndarë diku 400 mijë euro për rregullimin e infrastrukturës së kësaj zone” tha kryetari Asllanaj, duke falënderuar Qeverinë për përkrahjen e deritanishme të bizneseve në Suharekë.
Drejtori Ekzekutiv i Fabrikës, Naser Gashi, tha se pas një periudhe shumë të shkurt kohore, u arrit që të ndërtohet kjo Fabrikë. Ai u shpreh i bindur se kjo fabrikë do të jetë mjaftë e dobishme për të gjithë sepse produktet që do të ofrohen, do të jenë të një kualiteti të lartë.
Të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtua edhe Johanna Schwab, motër nderi dhe një prej investitorëve në këtë komunë, e cila vjen nga Austria, që kishte mesazh edhe për të rinjtë e kësaj komune.
“Tani dëshiroj t’ju them diçka, posaçërisht juve të rinjve: Qëndroni në shtëpitë tuaja! Edhe nëse në Perëndim mund të fitoni dhjetë kilogram arë, vendlindjen nuk mund ta blini me asgjë. Ju përgëzoj për guximin që e keni pas që në këtë lokacion ta ndërtoni zonën industriale”, tha Schwab.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit