Në vazhdën e Procesit të Berlinit Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s Besian Mustafa përfaqësoi Republikën e Kosovës në Forumin e Biznesit në kuadër të Samitit të Triestes për Ballkanin Perëndimor.
Ai ka folur para të pranishmëve rreth temave si MSA me BE-në, ambientin e të bërit biznes, ligjin për investime strategjike, zonat ekonomike, reformat fiskale, dhe qasjen në financa të cilat kanë për qëllim përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm për NVM-të në Kosovë, në përputhje me praktikat evropiane dhe standardet ndërkombëtare.
Në kuadër të këtij forumi njëkohësisht ai po mban takime të shumta me kompani italiane të cilat kanë shprehur interesim të investojnë në Kosovë dhe të tregtojnë me kompanitë kosovare.
Trieste ka mbledhur jo vetëm përfaqësues qeveritarë, por edhe sipërmarrës, të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga e gjithë rajoni dhe nga ato vende të BE që i kushtojnë vëmendje dhe janë pranë nevojave të qytetarëve të kësaj zone.
Integrimi ekonomik rajonal, ndërlidhjet e transportit dhe energjetikës, bashkëpunimi i të rinjve dhe promovimi i sundimit të ligjit do të jenë çështjet kryesore në axhendën e Samitit.
Udhëheqësit pritet të miratojnë edhe një plan veprimi për të krijuar një Zonë Ekonomike Rajonale. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...