Mustafa: Pako Fiskale 2 miratohet deri në fund të këtij muaji

14:15 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar sot panairin ndërkombëtar “Prishtina 2017” me ç’rast ka thënë se kur sheh një ambient të tillë të duket se nuk je në Kosovë por në vendet perëndimore për shkak të, siç ka thënë kualitetit të produkteve.

Mustafa ka thënë se deri në fund të këtij muaji Qeveria do ta miratoj Pakos Fiskale 2, shkruan arbresh.info.

“Jam shumë i lumtur që kemi një ekonomi të tillë, kemi biznesmenë dhe ndërmarrës të tillë. Po rritet gama dhe produktet që po i ekspozojnë në këtë panair. Përmes pakos fiskale 2 do t’i zgjidhim disa prej pabarazive që kanë pasur këta biznesmenë në treg. Në fund të këtij muaji do ta miratojmë në Qeveri këtë pako”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme