Mustafa njofton përfaqësuesit e prodhuesve të mishit të shpezëve për programet mbështetëse të subvencioneve e granteve

15:19 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në një takim online me përfaqësuesit e prodhuesve të mishit të shpezëve, ka diskutuar për gjendjen e këtij sektori dhe sfidat me të cilat ata përballen në veprimtaritë e tyre.

“Angazhimi im është që çdo sektor i bujqësisë ta ketë përkrahjen tonë, për të siguruar që secila veprimtari e juaja të fuqizohet edhe më tej, pavarësisht situatës së krijuar në vend”, ka thënë Ministri Mustafa.

Me këtë rast, Ministri Mustafa i ka njoftuar ata me programet mbështetëse të subvencioneve dhe granteve. Gjithashtu, ka theksuar se do të vazhdoj të jetë afër prodhuesve vendor, për t’i tejkaluar së bashku të gjitha sfidat me të cilat ata përballen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme