Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i është gëzuar lajmit të renditjes së shteteve të indeksit të lirisë ekonomike, ku Kosova renditet e 46-ta në botë dhe e 22-ta në Evropë. Mustafa shkruan në Facebook se Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë.
Shkrimi i plotë i kryeministrit Mustafa:
Pas vlerësimit që investitorët botërorë kanë bërë për politikat ekonomike të Qeverisë, si më të mirat në rajon, sot ka ardhur një lajm edhe më i mirë në vlerësimin e Kosovës.
Fondacioni HERITAGE ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike. Sipas këtij vlerësimi, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe në vendin e 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi. Në rajonin e Ballkanit jemi renditur në vendin e dytë në këtë tregues.
Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë.
Ky tregues, konsiderohet si ndër më të rëndësishmit edhe për sinjalizimin e investitorëve të huaj, por po ashtu edhe për liritë individuale për të realizuar të drejtën e tyre ekonomike. Gjendja më e mirë e këtij indeksi, siç është rasti i Kosovës në krahasim me rajonin, nënkupton edhe prosperitet për shoqërinë.
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...