Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë dhe profesori Universitar, Muhamet Mustafa ka reaguar ndaj peridentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mustafa përmes një postimi në facebook ka shkruar se Vuciq është mjeshtër i propagandës, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se deklarimet për Ujmanin janë pasojë e dëshpërimit pas anëtarësimit të KOSTT në ETNOS, pasi Ujmani është pjesë e Kosovës dhe Serbia nuk ka investuar asnjë cent nga buxheti i saj në atë.
“Është e njohur se Presidenti i Serbie është mjeshtër i propagandës dhe blofimit e sidomos manipulimit me media, një zanat ky për te cilin ka investuar shume qe ta përsosë . I dëshpëruar për anëtarësimin e KOSTT ne ETNOS-e ai sot paska deklaruar “Nesër do të bisedoj me përfaqësuesit evropian. Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që fizikisht të na marrin Gazivodën e Vallaqin, unë i lus që mos ta bëjnë” . Do te thotë se ai do ta prezantojë Ujmanin se një prone te Serbisë dhe po i lute ata qe “mos ta marrin”. Ka veshur gëzofin e një “qengji”, për te kamufluar qëllimet prej “ujkut” për te grabitur diçka qe nuk i takon . Shteti Serb nuk ka asnjë argument ( kushtetues, financiar, pronësor, politik, historik) qe te pretendoje te behet hisenik i Ujmanit. Ne librin tim “Udhëkryqi i Dialogut Kosove Serbi” ( Shtëpia Botuese Dukagjini 2019”) , kam analizuar posaçërisht rastin e Ujmanit, si një shembull ilustrues për gjithë pretendimet e qeverise Serbe ndaj pronës se Kosovës . Investimi ne Ujman ka qene krejtësisht i disenjuar , udhëhequr, financuar dhe menaxhuar nga Qeveria e Kosovës, i financuar nga Buxheti i Kosovës dhe huate duke e përfshirë edhe kredinë nga e BB , përçaka garncionet burimore i ka dhëne Kuvendi Kosovës, nëpërmjet Bankes Popullore et Kosovës dhe Bankës se Bashkuar te Kosovës, nëpërmjet te te cilave edhe janë ktheyr kreditë . Serbia nuk ka investuar asnjë cent nga buxheti i saj ne Ujman. Dihet se akumulimi ujor e mbulon ne një pjese te vogël edhe te territorit te Serbisë , tek Ribarici. Po edhe tokat e shpronësuara për këtë pjese janë shpronësuar me para te buxhetit te Kosovës, dhe për këtë dokumentacioni duhet te jete ne Kuvendin e Komunës se Mitrovicës.
Mendoj se institucionet tona qeveritare duhet te reagojnë me këto argumente secilën here qe Vucic e te tjerë paraqiten me këto pretendime. Sepse pastaj mos te habitemi nëse këto blofe edhe krijojnë nja efekt te pafavorshëm për ne”, ka shkruar Mustafa.
Ndryshe arbresh.info ditë më parë ka raportuar se pas pavarësimit energjetik, Kosova do të ndalë humbjen e miliona eurove.
Muaj më parë, zëdhënësja e KOSTT-it, Zana Bajrami për arbresh.info kishte deklaruar se Serbia ka përfituar padrejtësisht 65 milionë euro në emër të KOSTT.
“EMS (Serbi) vazhdon të bëj alokimin e kapaciteteve ndërkufitare të Kosovës me vendet fqinje si dhe të mbledh të hyrat nga alokimi i këtyre kapaciteteve. Gjithashtu, deri në vitin 2016 EMS ka mbledhur të hyrat nga tranziti i energjisë nëpër rrjetin transmetues të Kosovës respektivisht mekanizimi i ITC (Inter TSO Compensation). Nga viti 2008 e deri më tani nga alokimi i kapaciteteve ndërkufitare si dhe deri në vitin 2016 edhe nga tranziti i energjisë nëpër rrjetin transmetues të Kosovës, EMS (Serbi) ka përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 65 milionë EUR në emër të KOSTT, andaj edhe reagimet nga ana e Serbisë në lidhje me Marrëveshjen për Bllokun Rregullues Kosovë-Shqipëri, kanë qenë të pritshme”, ka thënë ajo.
Edhe atëherë kjo ide kundërshtohej nga Serbia madje zyrtarët serbë e kishin quajtur ëndrra shoviniste të disa politikanëve në Prishtinë./arbresh.info/
Pavarësimi energjetik i Kosovës ndal humbjet e miliona eurove
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë