Mustafa-bizneseve: Tregoni për çdo korrupsion të zyrtarëve

13:05 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se në pjesën e parë të këtij viti, në bazë të argumenteve të Bankës Botërore, Kosova nuk mund të quhet më shtet i varfër.

Mustafa në konferencën ““Ambienti i Biznesit 2017”, tha se shpreh mospajtimin për të gjithë ata që ndjejnë kënaqësi duke konstatuar se Kosova është shtet i pazhvilluar, ekonomi të keqe dhe arsimim të dobët, pasi ata shohin vetëm zi.

Ai tha se e kanë përqafuar iniciativën e treguar por kanë mangësi tek mendësia e tyre.

“Rritja reale ka qenë 4 përqind e cila ka gjeneruar nga bizneset dhe jo nga sektori publik. Krahasuar me regjion që ka qenë 2,9. Në vitin 2017 presim rritje 5 përqind”, tha ai.

Mustafa shtoi se ne dimë të nënçmojmë veten dhe produktet tona, mirëpo, produktet tona janë të konkurueshme dhe të krahasueshme me produkte tjera.

“Jemi të shqetësuar për raportet e korrupsionit, 65 përqind e qytetarëve e shohin pengesën e korrupsionit në vend”, tha Mustafa

Ai porositi që të e paraqesin çdo aspekt korruptiv që bëhet nga zyrtarët e vendit./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme