Google ADS

Murtezaj dhe Michaelson flasin për aktivitetet dhe reformat në administratën tatimore

13:12 | 10 Janar 2020
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim shefen e Njësisë për Ekonomi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lori Michaelson.

Murtezaj njoftoi Michaelson për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, si dhe prioritetet për të ardhmen.

Në takim u diskutua edhe për disa reforma që janë në proces të implementimit në administratën tatimore, të cilat mund të jenë fusha potenciale të përkrahjes nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Michaelson potencoi që janë të interesuar të kontribuojnë në aspektin e krijimit të institucioneve të vetqëndrueshme në Kosovë.

 

ATK mbledhë 500 milionë euro, Murtezaj flet për sfidat dhe sukseset

Drejtori i ATK-së tregon a kanë shtrirje edhe në veri të Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme