Në ditën e dytë të vizitave në bizneset nga diaspora që kanë investuar në Kosovë, ministri i Diasporës Valon Murati sot i vizitoi kompaninë “M-Technology”(MABETEX), kompani kjo për prodhimin e dritareve nga plastika dhe alumini, kompaninë “Stone Castle” dhe “Kosova Ëine”, të cilat merren me prodhimin e verës, si dhe kompaninë “LAMI GLASS”, e cila prodhon dritare nga plastika, njoftoi MD.
Sipas komunikatës, pronarët e këtyre kompanive e njohën ministrin Murati me veprimtarinë e tyre dhe procesin e punës, por edhe për sukseset në punën e tyre. Ata theksuan se njё pjesё e madhe e produkteve tё tyre eksportohet jashtë vendit.
Udhëheqësit e këtyre kompanive i shprehën edhe shqetësimet për infrastrukturën jo të mirë, për kushtet jo të favorshme, si dhe për problemet që u paraqiten gjatё punёs sё tyre. Ata thanë se shteti duhet t’i stimulojë më shumë, duke u krijuar lehtësira në investimet që i bëjnë, si dhe të trajtohen si burim i zhvillimit ekonomik.
Murati, duke i përgëzuar për punën që bëjnë, theksoi se Qeveria, përkatësisht MD po bën përpjekje qё t’i përmirësojë kushtet për të bërë biznes.
Ai i njoftoi pronarët e këtyre kompanive se MD është anëtare e Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik, në kuadër të të cilit është krijua r një mekanizëm -grup i punës për tërheqjen e investimeve nga jashtë, që udhëhiqet nga vetë ministri.
“Themelimi i këtij mekanizmi krijon hapësirë që në mënyrë institucionale të trajtohen problemet, me të cilat mund të ballafaqoheni. Aty mund t’i adresoni të gjitha shqetësimet, ankesat, propozimet e idetë, problemet, në mënyrë që ato pastaj t’i trajtojmë në dikasteret e caktuara. Ne do tё punojmë sё bashku, edhe unë si ministër, por edhe si institucione, nё pёrgjithёsi dhe ju, si biznese, qё eksportin e prodhimeve vendore ta nxitim edhe pёrmes shndërrimit tё diasporës sonë nё konsumatorin e parë tё produkteve tona nё tregun e jashtëm”, tha Murati.
Udhëheqësit e kompanive e falënderuan ministrin për mbështetjen dhe interesimin për t‘i vizituar këto kompani. Gjithashtu, ata u zotuan se do ta rritin bashkëpunimin me institucionet e vendit, pёrkatёsisht me grupin punues tё KKZHE-sё nё funksion tё zhvillim it ekonomik të vendit dhe uljes së papunёsisё.
Murati do ta vazhdojё vizitёn nёpёr bizneset nga diaspora edhe ditët e ardhshme, njoftoi MD.
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...