Google ADS

Murati: Me ardhjen e mërgatës do të kemi performancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit

11:49 | 14 Qershor 2021
arbresh.info

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se deputetët shumë shpejtë do ta kenë para vetes rishikimin e buxhetit të këtij viti.

“Shumë shpejtë do ta keni rishikimin. Ka qenë e pa mundur të bëhet pakoja e rimëkëmbjes, pa e parë hapësirën fiskale për ta përdorë në pako. Paralelisht do t’i kemi të dyja dhe do t’i diskutojmë në Kuvend”, është shprehur Murati.

Sipas tij Kosovës është në një situatë shumë të mirë, pritet të ketë rritje të aktivitetit ekonomik, me rikthimin në normalitet, qoftë me vaksina, apo “për shkak të masave që i ka ndërmarrë kjo qeveri”.

Murati thotë se është rritë luftimi i keqpërdorimeve dhe se janë ndalë edhe disa pagesa të dyshimta.

“Motori i zhvillimit ekonomik do të ketë mundësinë të vijë pa pasë nevojë me u karantinu në vendet ku kthehen. Kishim mujt me bo ma shumë sikur mos të kishim borxhet paraprake.  Në mungesë të formalizimit është problem të dihet se kush të ndihmohet e kush jo”, është shprehur Murati.

Ai pret rikthim të aktivitetit ekonomik.

“Me ardhjen e mërgatës do të kemi performancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit. Në vend të paraqitjes së një pasqyre të zezë, të gjithë bashkë duhet të bëjmë thirrje për konsumim të prodhimeve vendore, dhe formalizim të ekonomisë”, është shprehur Murati.

Deputetët po diskutojnë për situatën ekonomike të krijuar nga pandemia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme