Qeveria është thënë se në dialog Kosova synon normalizim dhe njohje të ndërsjellë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka theksuar se Kosova po përpiqet në këto dy drejtime me takimet në Bruksel.
“Ne si Republikë e Kosovës përmes përfaqësuesit tonë në dialog jemi të përkushtuar që përmes dialogut në Bruksel të arrijmë në marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjen e ndërsjellë, por kjo është vetëm në raport me Serbinë. Sa i përket çështjeve të tjera dhe forcimit të subjektivitetit të Kosovës ne vazhdojmë punën”, është përgjigjur Murati ndaj deklaratës së Hillit.
Hill ka deklaruar se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian pasi evropianët po kërkojnë vetëm normalizim.
Bashkimi Evropian është deklaruar po ashtu pas deklaratës së ambasadorit duke theksuar se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën./rtk/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League