Google ADS

Murati: Familjet me asistencë sociale, studentët e pensionistët kanë zero Trust

11:08 | 26 Maj 2022
arbresh.info

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se me nga ndryshimet për tërheqjen e një përqindjeje të Trustit nuk përfitojnë shumë qytetarë në nevojë.

“U përmend Trusti. Më tregoni sa kanë Trust nji familje me asistencë sociale? Zero. Sa ka Trust një student e pensionist? Zero. Sa kanë Trust ata që punojnë me pagë minimale. Mujn mi pas nashta 100 euro, e 30% i bjen me i marrë 30 euro”, deklaroi Murati.

Këto komente ai i ka bërë pasi shumë deputetë të opozitës, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, i kërkuan pushtetit që të përkrahet tërheqja prej 30 përqind e Trustit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme