Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës pati mospajtime mes deputetëve rreth propozimit për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.
E, gjatë diskutimit mes deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar atij të PSK-së, Abelard Tahiri duke i thënë se ka shpifur teksa ka deklaruar për keqpërdorim të 10 milionë eurove për të financuar aktivistët e partisë.
Murati ka ironizuar duke thënë se ka dëgjuar se personat që nuk e dinë matematikën studiojnë juridikun.
“Sa i përket disa gjerave që u thanë në lidhje me punësim ose paga të militantëve fakti që matematiken e kanë gabim tregon se është shpifje. Pra 10 mijë persona bëjnë 1.3 milionë euro e jo 10 milionë. Unë kam dëgjuar ta zëmë se ata persona qe se din matematikën shkojnë në juridik por ndoshta është gabim ose ndoshta me disa përjashtime, ka thënë Murati./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje