Që nga momenti i hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Kosovën po e karakterizon mungesë e vullnetit politik për implementimin e saj.
Kështu ka thënë për arbresh.info profesori i integrimeve evropiane Avni Mazreku. Ai ka thënë se MSA-ja ende nuk është ratifikuar nga vendet anëtare të BE-së për shkak të statusit final ende tëpa definuar që ka Kosova.
“Që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje e që konsiderohet si moment i hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje Kosovën e ka karakterizuar një mungesë e vullnetit politik për implementimin e saj”, ka thënë Mazreku.
Sipas tij edhe zgjedhjet e parakohshme kanë ndikuar në mos implementim të saj.
“Kosova ka kaluar në një proces zgjedhor të parakohshëm dhe rrjedhimisht edhe kjo ka ndikuar në atë që quhet ose është proces i implementimit të kësaj marrëveshje por Kosova duhet ta ketë të qartë se në raport me identitetin e zbatimit të kësaj marrëveshje aq i shpejtëështë procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE”, ka pohuar ai.
Mazreku po ashtu ka thënë se ata që janë kundër zbatimit të MSA-së, janë edhe kundër procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kurse kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se pavarësisht që kjo është marrëveshja e parë kontraktuale në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka shumë çështje që ende nuk kanë lëvizur.
“Tashmë kur Kosova e ka nënshkruar një marrëveshje të tillë janë shumë çështje që ende nuk kanë lëvizur nga vendi, ndryshime të disa ligjeve apo legjislacionit që e bënë këtë marrëveshje më lehtë të zbatueshme. E dini që brenda pesë apo shtatë viteve Kosova duhet të lirojë të gjitha produktet që importon nga Bashkimi Evropian nga taksat doganore”, ka thënë ai.
Shahini ka thënë se Kosova ende mbetet e dobët nëkonkurrencë për shkak të politikave të shtrenjta fiskale të cilat e kanë përcjell biznesin dhe prodhuesin vendor me vite të tëra.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit të kaluar. MSA-ja krijon një raport kontraktues i cili vë të drejta dhe obligime të dyanshme dhe i cili mbulon një numër të gjerë sektorësh. Ajo do të mbështesë implementimin e reformave dhe do t’i japë Kosovë mundësi për të lëvizur më afër Evropës./arbresh.info/j.zhuniqi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...