Mungesa e rrymës dhe e ujit po dëmton bizneset private

14:05 | 4 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Mungesa e energjisë elektrike dhe e ujit, po i dëmtojnë shumë bizneset private sidomos ato që janë të vendosura në Parkun e Bizneseve në Drenas.

Kanë qenë vetë pronarët e këtyre bizneseve që sot kanë shprehur këto shqetësime edhe para ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, gjatë një konference informative për zhvillimin e sektorit privat në Prishtinë.

Kjo e fundit është ndier keq ku ajo dëgjoi këto shqetësime që bizneset në parkun e Biznesit i kanë që disa vite.

Mehmet Shkodra, pronarë i një fabrike të barnave, tha se ndër vite ka problemin e njëjtë me energjinë dhe ujin.

 

“Në parkun e biznesit ne jemi të vendosur që disa vite. Kemi pasur probleme me lidhjen e ujit , rrymën e siç është ndërprerja e ujit , si uji si rryma si infrastruktura ka qenë e premtuar që ne nuk do të kemi probleme. Ne ballafaqohemi me këto probleme qe sa kohë . Ujë nuk kishim gjatë tërë verën, jo prishje jo gj ëra të tjera ato neve nuk na interesojnë se duhet dikush ti rregulloj ato. Çështja e rrymës konkretisht hiç më larg se këtë javë rrëshejë e para që ranë u prish rryma u prishën shtyllat u nda; rryma. Unë jam prodhimi i barnave. Kam disa makina të cilat në rastin e ndërprerjes dhe ri-kyçeve ndehet kahja. Kështu që unë kamë kërkuar ndihmë prej KEK-ut prej këtyre të gjithëve që le të vijën dhe ti rregullojnë se unë nuk mund ti rregulloj fazat e rrymave”, tha Shkodra.

E për këtë problem ministrja Bajrami tha se do të zgjidhet me ndërtimin e termocentralit të ri që parashihet të përfundoj në vitin 2021.

Por, për këtë periudhë Bajrami drejtoi bizneset tek KEDS-i.

 

“Ne tani jemi në përmbyllje të negociatave me kompaninë amerikane “Contry Global” dhe shumë shpejtë do të f illoj edh ndërtimi i termocentralit. Me sa e di ndërprerjet janë të natyrës së defekteve që ka tek gjenerimi i energjisë elektrike shpesh herë mirëpo ka edhe pengesa edhe barriera të cilat mund të adresohen në këtë rast nga ana e KEDS-it. Sa i përket problemeve qoftë me energji në parkun e Drenasit qoftë ndërprerjeve me ujë ne po provojmë që të bëjmë të pa mundurën që ju mos të keni ndërprerjet të tilla ….Do të vendosim se si këto biznese do ta menaxhojnë vetë parkun ne nuk do të jemi përgjegjës tutje”, tha Bajrami.

Po ashtu pati ankesa nga bizneset për telashet me importin e lëndëve të para.

Sami Salihu, përfaqësues nga ATK tha se makineritë e dedikuara për linjën e prodhimit janë të liruara nga TVSH-ja.

 

“Për pajisjet të cilat i dedikohen linjës së prodhimit dhe makineria në procesin e prodhimit për këtë nuk kërkohet fare aprovim nga ATK-ja. Kjo është përgjegjësi e doganës e cila do të bëjë lirimin në mënyrë të drejtpërdrejtë në rastin e importimit të këtyre pajisjeve. Po ashtu ATK bënë edhe verifikimin e kërkesave tatimpaguesve sa i përket lirimet nga TVSH për pajisjet e teknologjisë së informacionit. Me udhëzimin administrativ janë të përcaktuara se cilat janë pajisjet që vinë me këto kode që duhet të lirohen nga TVSH-ja me rastin e importimit me qëllim që ato pajisje të IT-së kur të importohen të i dedikohen shitjes në tregun e brendshëm dhe atëherë do të tatohen me normën 8 për qind”, tha Salihu.

Ndërsa, Bajrami po ashtu tha se si rezultat i pako së re fiskale do të ketë rritje të investimeve të huaja.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme