Mungesa e rregullatorit shtetëror është shkaktar i mos stabilitetit të çmimit të derivateve të naftës.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, analisti i ekonomisë, Jakup Bellaqa.
Ai ka thënë gjithashtu se ky fakt është shqetësues andaj do të duhej që të formohej me domosdoshmërisht.
Bellaqa ka shtuar se çmimet aktuale të derivateve të naftës në Kosovë krahasuar me ato në rajon janë diskriminuese.
“Kjo është shqetësuese për faktin sepse në Kosovë ekzistojnë rreth 2000 pika të shitjes së derivateve, e nuk ka stabilitet të çmimeve, sepse ende nuk ka të themeluar një rregullator nga shteti i Kosovës, siç janë rregullator apo agjencione për fushat e tjera, edhe derisa nuk ekziston një rregullator i cili kish me i monitoruar tregun e kësaj fushe, si p,sh, monitorimin e çmimeve, rregullimin e tregut, dhe shqyrtimin e ankesave të konsumatoreve gjendja do te ishte e njëjtë, pra domosdoshmërishtë do të duhej themeluar një rregullator për ketë fushë ku do te duhej themeluar duke u rregulluar me legjislacione nacional në harmoni me legjislacionin e BE-së, kjo tregon se me çmime te larta ma te larta se te rajonit, këto çmime janë diskriminuese dhe mbi tregun e ekuilibruar me çka shteti do të duhej të marrë masa sepse kjo nuk është ekonomi e lirë e tregut sepse ka situatë te përkeqësuar te tregut”, ka thënë ai.
Analisti i ekonomisë ka shtuar gjithashtu se aktualisht diferenca mes çmimit blerës dhe shitës është mbi 50 centë.
“Kjo është shqetësuese sepse sa i përket të dhënave të Doganës së Kosovës, se në tre muajt e parë janë importuar 16 milionë litra derivate të benzinës në vlere 5.8 milionë euro. Sipas një përllogaritje të thjeshte një litër ka kushtuar afër 36 centë ndërsa çmimi aktual ne treg është 89 centë, diferenca në mese të çmimit të blerës dhe çmimit shitës është 53 cent”, ka thënë ai.
Edhe arbresh.info ka raportuar sot se çmimi i benzinës në Kosovë është i lartë krahasur me çmimin me të cilin blihet.
Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se në janar të këtij viti, janë importuar 5.4 milionë litra benzinë, vlera e të cilëve ka arritur në 2.3 milionë euro. Ndërsa në muajin e dytë, në shkurt, në Kosovë ka hyrë benzinë në sasi prej 5 milionë litra që ka kushtuar 2 milionë euro.
Në mars është importuar benzinë mbi 5.6 milionë litra e që ka kushtuar 1.4 milionë euro.
Nga kjo shihet se në janar dhe në mars është importuar pothuajse sasi e njëjtë e naftës, por që në muajin e tretë ka kushtuar për 1 milionë euro më lirë. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...