Pamundësia e lëvizjes së lirë dhe pritja për viza, furnizimi me energji elektrike, jostabiliteti ekonomik dhe informaliteti janë sfidat kryesore që e rëndojnë të bërit biznes në Kosovë.
Kështu u tha sot në takimin e përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe bizneseve që bënë me kryeministrin Isa Mustafa.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, tha se mungesa e liberalizimit të vizave dhe pritja për viza është dëmi më i madh që po e godet prodhuesin vendor.
Ai tha se nëse dikush e paguan më së shumti dhe më së shtrenjti çmimin e liberalizimit të vizave është komuniteti i biznesit.
“Ajo që duhet të ndaj me ju si shqetësim si kryetar i Odës Ekonomike është pamundësia e lëvizjes së lirë të bizneseve kosovaren Ne kemi pas takime të shumta ku shumë kompani kanë investuar në standardizim, kanë investuar në certifikim, e kanë bërë të pamundurën të mundur që të jenë konkurrent me cilësi. Por, mungesa e liberalizimit dhe pritja e tyre për viza është dëmi më i madh që e godet prodhuesin vendor. Është koha kur bashkërisht duhet të apelojmë tek institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare që këtë shqetësim të komunitetit të biznesit ta marrim me seriozitet shumë të madh sepse edhe marrëveshja për Asociim-Stabilizim që është një e arritur historike nuk mund ta ketë atë efektin e vet të dëshiruar dhe të mundshëm në qoftë se nuk do të përcillet me liberalizim. Në qoftë se dikush e paguan më së shumti dhe më së shtrenjti çmimin e liberalizimit është komuniteti i biznesit”, tha ai.
Po ashtu, ai tha se kanë identifikuar 10 sfidat kryesore që e rëndojnë të bërit biznes në Kosovë.
“I kemi identifikuar 10 sfidat kryesore që e rëndojnë të bërit biznes në Kosovë dhe njëra ndër to është energjetika dhe rreth furnizimit me energji. E dyta, është jostabiliteti politi. Ju e dini që në shumë anketa, në shumë galeri të botës në top 10 fotografitë më të preferuara kanë qenë pamjet që e kanë përcjellë Parlamentin e Kosovës dhe është një pamje që e ka dëmtuar imazhin e Kosovës. E treta është informaliteti, por edhe disa të tjera të cilat besojnë në këtë formë të bashkëpunimit së shpejti do ti kalojnë të kaluarës”, tha ai.
Gjithashtu, Gërxhaliu tha se ajo çka u dëgjua edhe në takim nga vetë komuniteti i bizneseve janë indikatorët pozitiv të pakos numër 1 fiskale. Ai tha se beson që shumë shpejt do të jetë edhe pako 2 fiskale që do të jetë në funksion të zhvillimit dhe të sugjerimit të kapaciteteve prodhuese si garancë e krijimit të vendeve të reja të punës dhe e arritjes së stabilitetit social.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit tha se vlerësimet janë pozitive se po hapet rruga e të bërit biznes në Kosovë, ambienti është më i favorshëm dhe se po përmirësohet çdo ditë.
“Vlerësimet janë se po hapet rruga e të bërit biznes në Kosovë, ambienti është shumë më i volitshëm dhe po përmirësohet çdo ditë. Është po ashtu shumë mbresëlënëse edhe fakti se bizneset tona po eksportojnë produktet e tyre në tregun e Bashkimit Evropian dhe në tregjet e treta në të cilat ne nuk kemi qenë prezent deri më tani dhe ekziston një lidhshmëri shumë e madhe e bizneseve prodhuese me ato tregtare”, tha ai.
Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë një analizë me afër 400 biznese rreth ambientit të biznesit dhe perspektives së të bërit biznes, ku rekomandimet dhe sfidat iu prezantuan edhe kryeministrit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...