Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ do të organizoj forumin e biznesit me temën “Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sfidë për bizneset”, e cila do të organizohet si aktivitet i veçantë në kuadër të panairit të produkteve bujqësore dhe agro-industriale “Prishtina 2017”.
Në këtë forum biznesi përveç pjesëmarrjes së përfaqësuesve institucional dhe atyre nga sfera e biznesit Kosovar, pjesëmarrës do të jenë të rinjtë e kualifikuar që kërkojnë punë, andaj kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje që bashkarisht të identifikojmë sfidat dhe të propozojmë zgjidhje.
Organizimi i këtij forumi biznesi ka për qëllim që t’u mundësojë biznesve që të flasin haptas për njërën ndër barrierat kryesore që ata kanë, dhe që është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Gjithashtu, do të jetë një mundësi e mirë për të krijuar kontakte në mes të ndërmarrësve që kanë nevojë për punëtorë me shkathtësi të veçanta dhe punëkërkuesve, si dhe të zhvillohen ide të reja për t’i ndihmuar ndërmarrësit në tejkalimin e barrierave të të bërit biznes.
Gjatë këtij organizimi do të diskutohet rreth mundësive që ofrojnë bizneset në aspktin e punësimit dhe kërkesat specifike që ata kanë për të përmbushur me sukses ciklin e tyre biznesor.
Ky aktivitet paraqet një mundësi të mirë të diskutimit rreth problemeve që bizneset kanë në njërën anë dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes trekëndëshit: komunitet biznesi-sistemit edukativ vendor (MASHT)- dhe fuqisë punëtore, në anën tjetër.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...