Komisioni i përbashkët ATK dhe MEPTINIS, i mandatuar me Vendimin Nr. 32/2020, datë 15.04.2020 nga Ministri i Financave dhe Transfereve, është duke i shqyrtuar kërkesat e tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pako Fiskale Emergjente.
Me këtë rast, ky Komision njofton se tani mund të dërgoni kërkesat për korrigjime, nëse keni vërejtur se gjatë aplikimit për të përfituar në njërën nga masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14 të Pakos Fiskale Emergjent, u është përvjedhur ndonjë gabim i paqëllimshëm, transmeton arbresdh.info.
Kërkesat tuaja për korrigjime eventuale mund t’i dërgoni më së largu deri me datë 20 Maj 2020 në e-mail adresën: [email protected]
Në ketë adresë duhet të sqaroni qartë arsyen e ndryshimit dhe kërkesën për ndryshim/plotësim.
Për vëmendjen tuaj: Kjo është adresa e vetme zyrtare, nga e cila, Komisioni do t’i shqyrtojë kërkesat, të cilat kanë të bëjnë me korrigjimet, ndërsa, çdo adresim i kërkesave në ndonjë adresë tjetër alternative, nuk do të merret parasysh nga Komisioni dhe me automatizëm do të konsiderohet e pavlefshme.
Po ashtu, e pavlefshme konsiderohet edhe çdo e-mail i cili dërgohet në këtë adresë, e cila nuk ka të bëjë me korrigjimet e gabimeve për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente.
Ju inkurajojmë që të gjitha kërkesat për korrigjime t’i dërgoni sa më shpejt, me qëllim që të mos përcjellët ndonjë lëndë me gabime eventuale në Thesar për transfer të mjeteve, me ç ‘rast pamundësohet korrigjimi i tyre./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...