Intervistë ekskluzive për Arbresh.info me Prof. Dr. Muhamet Mustafa
Qeveria e formuar ka marrë një kurs për zbatimin e një programi politikash e masash që targeton shumçka nga ajo që thash unë më lartë. Sa me përket mua unë shoh se kontributin tim mund ta jap plotësisht si deputet dhe kryetari Komisionit të Kuvendit për zhvillim ekonomik i cili ka një përqëndrim në çështjet që diskutuam në një platformë më të gjerë se sa një dikaster qeveritar…
Arbresh.info – Si ekspert i kahmotshëm i këtij lëmi, si e vlersoni ekonominë tani në Kosovë?
Muhamet Mustafa: Shikuar ne relacione ndërkombëtare për nga niveli i zhvillimit ekonomik Kosova bie ne grupin e vendeve të zhvilluara mesatarisht me të ardhura të ulta, si pak vende tjera te Europës ndoshta këtu janë e dhe Modavia dhe Ukraina. Bile ne po ngecim viteve të fundit edhe në krahasim me vendet e Ballkanit Perendimor. Vetë ky nivel zhvillimi na sjell shumë telashe dhe specifika lidhur me cilësinë e jetës dhe zhvillimet demokratike. Ritmi i rritjes ekonomike përgjatë katër vitet e fundit ka qenë 2-3% , rritje kjo që nuk krionhapsirë për të ulur papunësinë dhe ulur varferinë, të dyja këto fenomene te ne kanë një dimension që nuk janë karakteristike për një vend europian. Cilësia e qevrisjes makorekonomike nuk ishte në nievl të domosdoshëm, karakterizohej me përplotë improvizime, pa analiza dhe informata të duhura . E tërë kjo do të thotë se problemet në ekonominë e Kosovës janë serioze dhe kërkojnë një përkushtim dhe avansim të mënyrës së qeevrisjes ekonomike për të bërë një kthesë rrënjësore dhe hyrë në zonat e një rrijeje të qëndrueshme ekonomike rreth 7% dhe atë për disa dekada. Vetëm një rritje e tillë do të zvoglëonte hendekun e nivelti të zhvillimit me vendet e tjera europiane dhe adresonte problemet jo të vogla me papunësinë dhe problemet e tjera në matriksin social e ekonomik.
Arbresh.info – A ishte sektori ekonomik në Kosovë më i avancuar gjatë ish Jugosllavisë?
Muhamet Mustafa: Në disa aspekte po. Kosova ndonëse me shumë vështirësi kishte krijuar një strukturë industriale me disa grupe premtuese eksportuese metalet, baterite, amortizatorët , tesktilet, ushqimete pijet, goma e plastike, indusria e dururite të ngjashme . Industria krijonte rreth 54% të GDP e tash vetëm rreth 17%. Megjithatë niveli i zhvillimit arrinte vetëm 1/3 e mesatres se atij shteti dhe ky hendek nuk po zvogëlohej pasiqë ekonomia e Kosovë ishte e ngarkuar me shumë borgje, ishte ngrite e zhvilluar me burime e kushte financimi shume më të pavolishme se sa në republikat e tjera, procesi i zhvillimit të infrastrukturës dhe industrisë ishte vonuar në Kosovë gadi një dekadë në krahasim me entitetet e tjera të asaj federate. Pozita e metalurgjises e Trepçës dhe prodhimit të energjisë në tregtinë e jashtme dhe në sistemin e çmimeve krijonte një efekt negativ zhvilliomor dhe kriza ekonomike që ishte karateristike për ekonominë jugosllave përgjithsisht në Ksoovë kishte një dimension edhe më të ashpër dhe kishte ashpersuar problemet nacionale, politike dhe sociale që nga fillimi i viteve 80’ të shekullit te kaluar.
Arbresh.info – Çka duhet të ndërmarr vendi ynë që të ndryshohet trendi ekonomik dhe njëkohësisht të hapën vende të reja pune?
Muhamet Mustafa: Esenciale janë dy gjëra: Ngirtja e cilësisë së qeverisjes ekonomike dhe përmirësimi i klimës, përkatësisht mjedisit biznesor dhe investues. Ngritja e cilësisë së qeverisjes ekonomike kërkon përmirësimin e sistemit të informacionit nëpërmjet një produkcioni më të mirë nga Agjencioni i statistikave, statikat dhe analizat që prodhohen në BQK dhe ndërlidhjes së tyre në një bazë të dhënave që sherben më mirë për projekcionet makroekonomike dhe buxhetore dhe sherben për vënien e prioriteteve të qëndrushme zhvillimore për një afat të gjatë. Përmirësimi i mjedisit biznesor duhet të ketë për synim rritjen e aktivitetit investues . Investimet publike e private duhet ta rrisin pjesëmarrjen në produktin e brendshëm bruto (GDP) nga rreth 20% në 30% dhe ti sherbejnë rritjes ekonomike , punësimit e ulejs së varfërisë. Kjo natyrisht se kërkon shumë përmirësime në politikat ekonomike: tatimet, sistemi të këmbimit tregtar me botën, rritja e ofertes financiare e kredisë për të ulur nomrmat e inetresit, një gjyësor më efikas dhe luftën me vepra, e jo vetëm me retorikë të korrupcionit.
Arbresh.info – Sa komod mund t`a ndinë vëtën prodhuesi dhe konsumatorët në Kosovë?
Muhamet Mustafa: Po marr me mend se e keni fjalen për cilësinë e produketve që importohen apo për monopolet në importe që dëmtojnë prodhimin vendor. Te dyja këto janë çështje mjaft serioze që kërkojnë një punë të përgjegjshme të institucioneve qeveritare. Kishim ca probleme që u përfolen kohëve të fundit me cilësinë e naftës dhe derivteve të naftës ose miellit e grurit. Këtu duhet vënë një rregull më të madh duke zbatuar standardet e cilësisë, evituar monopolet dhe luftuar konfliktin e interesit.
Arbresh.info – Po që se ju ipet besim nga partia juaj, a do ta drejtonit Ministrinë e Ekonomisë?
Muhamet Mustafa: Qeveria e formuar ka marrë një kurs për zbatimin e një programi politikash e masash që targeton shumçka nga ajo që thash unë më lartë. Sa me përket mua unë shoh se kontributin tim mund ta jap plotësisht si deputet dhe kryetari Komisionit të Kuvendit për zhvillim ekonomik i cili ka një përqëndrim në çështjet qçë diskutuam në një platformë më të gjerë se sa një dikaster qeveritar. Pra kam një hapësirë angazhimi me të cilën jam i kënaqur dhe ndiej veten mirë, ndaj dhe nuk kam marrë në konsiderim udhëhqjen e ndonjë dikasteri qeveritar./Arbresh.info/
Intervistoi: A.Jashari
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...