Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masa të reciprocitetit për çështjen e mosnjohjes reciproke të certifikatave të ADR-së mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë mbetet në fuqi, deri në arritjen e një marrëveshjeje për njohjen reciproke me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
MTI ka mohuar lajmet në mediat serbe se gjatë ditës se djeshme Qeveria e Kosovës gjoja ka tërhequr masat e reciprocitetit të vendosura me 21 mars 2016, për mosnjohjen e certifikatës së ADR-së për automjetet dhe për shoferët, të lëshuara nga autoritetet Serbe për transportuesit e Serbisë të cilët realizojnë eksportin e derivateve të naftës dhe gazit në Kosovë, janë të pavërteta.
“Dëshirojmë të ritheksojmë gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e problemeve bilaterale përmes dialogut dhe i bëjmë thirrje edhe njëherë autoriteteve të Serbisë që të reflektojnë ndaj kësaj situate duke arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave përkatëse të ADR-së, me ç‘rast do të eliminohej kjo barrierë e panevojshme tregtare dhe do të mundësohej qarkullimi i lirë dhe i papenguar i mallrave dhe njerëzve”, thuhet në komunikatët e MTI-së.
Vendimi i Qeve risë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit është marrë pasi që kompanitë e Kosovës që nga data 28 gusht 2015, nuk kanë mundur të importojnë derivate të naftës dhe gaz, për shkak se autoritetet e Serbisë kanë shkelur marrëveshjen e CEFTA-së si dhe nuk kanë qenë të gatshëm për arritjen e një marrëveshje për njohje reciproke të certifikatave të ADR-së në kuadër të Dialogut të Brukselit për të cilën është biseduar për më shumë se shtatë muaj, që bie në kundërshtim me parimet e tregtisë së lirë të përcaktuara me rregullat e CEFTA-s.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend