Google ADS

MTI konfirmon: Kompania franceze dorëzon dokumentet për Brezovicën

14:45 | 1 Qershor 2016
Arbresh.info

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bën të ditur se dje partneri privat (Brezovica Resorts, LLC) ka dorëzuar dokumentacionin lidhur me nivelin e përmbushjes së kushteve paraprake para hyrjes në fuqi të marrëveshjes së PPP-së.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti për ekonominë e Kosovës, Komiteti Drejtues Ndërministror do të vazhdojë të vlerësojë me kujdes dokumentet e dorëzuara”, thuhet në komunikatë të MTI-së.

Pas shqyrtimit të plotë nga ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm, dhe pasi që Komiteti Drejtues Ndërministror të ketë finalizuar diskutimet e tij, një vendim për dokumentet e dorëzuara do t’i komunikohet publikut të gjerë.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe institucionet e saj do të veprojnë me përgjegjësi në vlerësimin e dokumenteve të dorëzuara nga Partneri Privat”, thuhet në komunikatën e kësaj Ministrie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme