MPMS, MTI dhe UNDP lansojnë programin e praktikës në punë

07:34 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) financuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) zyrtarishtë do të lansojnë sot programin për Praktikë në Punë 2017-2017 për të mbështetur të papunët që kanë diplomuar kohëve të fundit.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Skender Reçica , Ministri i Tregtisë dhe Industrisë z.Bajram Hasani, dhe zëvendës  përfaqësuesja e përhershme e  UNDP-së në Kosovë znjsh. Alessandra Roccasalvo do te  prezentojne programin praktikë ne punë  ne  ceremonine zyrtare  ne bashkepunim me sektorin privat qe  do te  ofroj kushte per 200 praktikant  te  rinje dhe te reja.

Programi ka për qëllim që të ju mundësojë të papunëve, të sapo  diplomuar në institucionet e arsimit të lartë, duke i ofruar mundesi që të bëjnë një praktikë tre-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, në mbështetje të punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme