Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) vlerëson se mosliberalizimi i vizave është ndër faktorët e ngulfatej së zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat në Kosovë.
Për këtë sot Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media me rastin e ankesave të shumta të adresuara nga komuniteti i biznesit vendor në veçanti sektori prodhues dhe ai i shërbimeve të cilët janë të izoluar në pamundësi të marrjes së vizave shengen për shtetet e Bashkimit Evropian.
“Jemi falënderues për kontributin e dhënë të Bashkimit Evropian në shtetndërtimin e Kosovës, por tani është koha kur duhet zhvillimi ekonomik të jetë prioritet i gjithë neve. Në këtë drejtim problem i marrjes së vizave është shndërruar në sëmundje kancerogjene për ekonominë kosovare në veçanti për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me shtet si: Austria, Gjermania, Zvicra, Italia, Kroacia, Greqia etj”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.
Prandaj, Oda Ekonomike e Kosovës apelon tek ambasadat e BE-së të akredituara në Kosovë të kenë një trajtim të posaçëm për komunitetin e biznesit sa i përket dhënies së vizave, meqenëse me problemin në rritje i krijuar në veçanti në dy vitet e fundit sa i takon aspektit të vizave as marrëveshjet më të rëndësishme ndërkombëtare nuk po kanë efektin e dëshiruar dhe të pritur.
“Nuk e meriton sektori privat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë të izoluar falë gabimeve të politikbërësve të vendit tonë. Andaj, për të diskutuar rreth kësaj dhe problemeve zingjirore të krijuara nga mosliberalizimi i vizave dhe qasja jo favorizuese ndaj komunitetit të biznesit rreth pajisjes me vizë shengen”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...