Google ADS

Monitorohen përfituesit e Granteve për NMVM në Vushtrri

07:21 | 16 Shkurt 2016
Arbresh.info

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promovuese në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM në rajonin e Vushtrrisë.

Qëllimi i këtij projekti është rritja e performancës, rezultateve, kapaciteteve eksportuese, punësimit të NMVM-ve në Kosovë përmes sigurimit të një qasjeje alternative në financim përmes granteve.

Programi i Granteve për NMVM financohet nga BE-ja dhe MTI-ja dhe implementohet nga Organizata Kombëtare për Migrim.

Vlera e projektit është 4 mililion euro prej të cilava nga financimi i BE-së është 3 milion euro.

Vizita e monitorimit fillon nga Kompania N.P. “L.T.G.- Plast”, në Bernica të poshtme, për të vazhduar në kompaninë N.P.T Mobileria “Ardi” në fshatin Stanoc i Poshtem, dhe Kompania Binni në fshatin Dumnicë e Ulët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme