Autostrada Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan do të jenë akset e para që do përfshihen në projektin për vendosjen e sistemeve inteligjente.
Sipas njoftimit për shprehje interesi për shërbime konsulence në funksion të projektit, bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me njësinë e monitorimit të projektit të Bankës Botërore, data 15 korrik 2020 shënon edhe afatin e fundit të aplikimit të të gjithë atyre kompanive apo bashkim-kompanish që do jenë të interesuar për të dhënë konsulencën e tyre mbi projektin.
Nga ARRSH nuk përcaktohet shuma që do të vihet në dispozicion të projektit të konsulencës, por thuhet se kompania për shërbim konsulence do të paguhet nga fondi prej 65,9 milionë eurosh për sigurinë dhe mirëmbajtjen e rrugëve, hua e marë nga qeveria shqiptare tek Banka Botërore.Nga ARRSH përmes shkresës për shprehje interesi jepen disa detaje të projektit në fjalë.
“Qeveria shqiptare ka marrë një hua në shumën e 65,9 milionë euro, financuar nga BB në drejtim të kostos të Rezultatit-bazuar të projektit “Për sigurinë dhe mirëmbajtjen e rrugëve” (RRMSP) dhe synon të aplikojë pjesë të të ardhurave për shërbime konsulence. Qeveria shqiptare kërkon të dizenjojë dhe implementojë sisteme transporti inteligjente (ITS) prandaj përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, hartoi strategjinë kombëtarë për zhvillim të sistemeve të zgjuara të transportit (ITS).
Implementimi i kësaj strategjie duhet të ndihmojë të bëjë korridoret kryesore të transportit të Shqipërisë, pjesë të sigurtë, të inteëgruar dhe multimodal të sistemit të brendshëm europian të transportit. Një nga nënsistemet e para ITS që do vendoset, do mbulojë një pjesë të rrjetit rrugor shqiptar.
Shërbimet e konsulencës përfshijnë dizenjimin e monitorimit dhe kontrollit të sistemit të trafikut në rrugët shqiptare. Sistemi do të konsisitojë tek ngritja e një Qendre të Kontrollit të Trafikut në Tiranë si dhe dizenjimin dhe specifikimin e rrugëve të lidhura dhe pajisjeve të komunikimit përgjatë autostradave Tiranë- Durrës (A1) dhe Tiranë Elbasan (A3), në total 200 km.
Qendra e Kontrollit të monitorimit të trafikut të rrugës është parashikuar në mënyrë të tillë që të mbulojë dhe gradualisht të shtrihet në të gjithë rrjetin e rrugëve kryesore dhe autostradave në Shqipëri”, thuhet në dokumentin për shprehjen e interesit nga ARRSH.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...