Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se qëllimi i Ministrisë për këtë projektligj është që të synohet rregullimi i kuadrit ligjor për investimin e mjeteve të privatizimit dhe trajtimin e fondit të privatizimit.
“Ky projektligj mundëson investimin e mjeteve të privatizimit në tregun e letrave në vlerë të Qeverisë. Këto dispozita do të bëjnë që mjetet e privatizimit të shfrytëzohen në mënyrë indirekte për qëllimet e Qeverisë. Këto mjete do të zhvillohen për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në projekte madhore në interes për qytetarët e Kosovës. Po ashtu këtu Qeveria ndan 20 për qind buxhet për punëtorët e Agjencisë”, ka thënë Hamza.
/arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag