Mirëmbajtje e rrugëve në Deçan i kushtoi komunës afër 2 milionë euro

11:04 | 29 Qershor 2020
Arbresh.info

Afër 2 milionë euro i ka kushtuar komunës së Deçanit tenderi për mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve për tri vitet e ardhshme

Saktësisht 1 milionë e 933 mijë euro  është vlera e tenderit tashmë të dhënë. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Aty thuhet gjithashtu se vlera e tenderit fitues ishte e përafërt me vlerën e parashikuar me hapje të kontratës.

Në mesin e 6 tenderëve që kishin aplikuar, fitues kishte dalë ‘,Lika Trade” Sh.p.k.’ nga fshatin Isniq i komunës së Deçanit.

Kjo kompani është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës në shtator të vitit 2006. Kompania në pronësi të Fadil Likajt dhe Sali Likajt ka kapital prej 5 mijë euro.

Aktiviteti primar i kompanisë është ‘thyerja e gurit, formësimi dhe dhënia e formës përfundimtare’, ndërsa sekondar ‘prodhimi i artikujve të tjerë prej betonit, llaçit dhe çimentos’.

Në tenderin  për mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve për tri vitet e ardhshme në komunën e Deçanit kishin aplikuar edhe 5 kompani të tjera, ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte 2 005 075,00 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme