Në mbledhjen e Qeverisë u miratua shqyrtimi i Listës së masave të Pakos Fiskale 2.0.
Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se pako e miratuar në vitin e kaluar ka ndryshuar shumë gjëra filluar nga ligji për evazion fiskal.
“Qytetarët kanë përfituar ulje të TVSh-s, bizneset kanë përfituar mjaft shumë. Pas kësaj ne kemi biseduar me biznese dhe me akterët ekonomik, Odën ekonomike, Odën Amerikane, AKB-në, kemi mbajtur diskutime publike. Andaj këtu janë 22 masa mbrojtëse që iu ftoj t’i miratoni. Disa prej masave kanë implikime buxhetore dhe jemi përkujdesur për këtë që të kryhen në kohë. Pasi që të miratohen do tu shkojnë institucioneve përgjegjëse dhe pastaj do të vijnë në Qeveri si rregullore”, ka thënë ai.
Zëvendës kryeministri Ramiz Kelmendi ka thënë se kjo pako është e arritur e madhe për Kosovën.
“Një vendim i tillë është vendim Historik për prodhuesit vendor”, ka thënë ai.
Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë ka thënë se meritojnë përgëzime ata që e kanë punuar këtë listë.
“Janë shumë vendime që do të lehtësojnë ambientin e të bërit biznes në të ardhmen. Por unë kam ngritur edhe disa pika të paktën nga sektori që mbuloj si masa që flet për lirimin doganor për masën e parë si lëndë e parë , them të mos futen prodhuesit vendor që lëndën e marrin nga vendet tjera e pastaj e bëjnë Made in Kosova. Të vlen kjo vetëm për prodhuesit që lëndën e parë e marrin nga fermerët kosovar. Pastaj meqenëse kemi një masë që flet për normën e akcizës në mazut unë kam kërkuar të haqet akciza për verën e prodhuar në Kosovë sepse ky është nga sektorët në rritje. Po ashtu tek masa ku flitet për të ardhurat e korporatave përmendet edhe ulja e tatimeve për ta por u bë them të haqet ai 3% sepse e ka rrezikuar më shumë tatimin në burim, ai 3% ka shkuar tek grumbullueset dhe prodhuesit primar.
“Sa i përket heqjes së akcizës tek pijet e gazuara besoj se në të ardhmen do të rregullohet por kjo duhet të ndodh tek pijet që së paku 50% të prodhimit vendor”, ka thënë Krasniqi.
Ministri i Financave Avdullah Hoti i është përgjigjur komenteve të ministrit Krasniqi duke thënë se do tu përgjigjen kërkesave të ministrit.
Kryeministri Mustafa ka thënë se derisa të vije vendimi që të nënshkruhen këto masa duhet të definohen qartë ati që i përmendi ministrit Krasniqi përfshirë heqjen e akcizës për verërat./Arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...