Google ADS

Miratohet kërkesa e Trustit për tarifën vjetore menaxhuese

14:14 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti) për taksën vjetore për vitin 2020.

Në fillim të muajit mars, Komisioni për Buxhet dhe Transfere kishte miratuar kërkesën e Trustit për miratimin e buxhetit dhe tarifës menaxhuese.

“Kuvendi miratoi kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksës investive prej 0.33 për qind dhe taksës operacionale prej 0.065 për qind për vitin 2020”, tha kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ish-kryetari i këtij Komisioni, Hekuran Murati kishte treguar se Trusti ka kërkuar që të investohet në fondet që kanë tarifë menaxhuese më të lirë.

“Ka qenë kërkesë e komisionit dhe që është mbështet me shumicë të votave nga anëtarët, që Fondi i Kursimeve Pensionale apo i ashtuquajturi Trusti ta ripërpunoj buxhetin, planin e shpenzimeve vjetore dhe ta dorëzoj me disa masa të kursimeve, e ndër këto kanë qenë disa shpenzime apo benificione te personeli dhe po ashtu edhe te tarifa menaxhuese për investimet, pra të investohet në fondet që kanë tarifë menaxhuese më të lirë, duke mosrrezikuar performancën apo kthimin e fondeve”, pati thënë Murati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme