Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria e Shqipërisë të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara me Kosovës dhe të heqë çmimin referent për pataten kosovare.
Në një reagim, Bajrami ka thënë se do të jenë të obliguar të veprojnë njësoj ndaj produkteve të Shqipërisë nëse Tirana nuk e heq çmimin referent të vendosur për pataten e Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë marrëveshje të nënshkruara dhe duhet të zbatohen pasi në të kundërtën humbet arsye e këtyre dokumenteve që kanë firmat e Kryeministrave të dy vendeve”, ka shkruar Bajrami.
Reagimi i plotë i Ministres Bajrami
Qeveria e Shqipërisë të heqë çmimin referent për pataten e Kosovës
Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë janë në favor të zhvillimit ekonomik vetëm kur vendet nënshkruese zbatojnë ato drejt dhe duke respektuar partnerët e tyre. Prodhuesit e vendit tonë shpesh po përballen me barriera nga vendet fqinjë.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e gatshme për ju dalë në mbrojtje prodhuesve dhe njerëzve të vyeshëm të vendit tonë.
Për rastin e patates tashmë kemi kontaktuar autoritetet shqiptare, kemi kërkuar largimin të menjëhershëm të çmimit referent.
Përndryshe, ne do të veprojmë njëjtë për produktet që Shqipëria eksporton në Kosovë.
Kam biseduar me Ministrin Hoti, Drejtorin e Doganave të Republikës së Kosovës dhe po punojmë të tejkalohet ky problem.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë marrëveshje të nënshkruara dhe duhet të zbatohen pasi në të kundërtën humbet arsye e këtyre dokumenteve që kanë firmat e Kryeministrave të dy vendeve.
Hykmete Bajrami,
Ministre, MTI
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...