Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami mori pjesë në një forum virtual me biznese të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, gjatë të cilit u diskutua mbështetja për sektorin privat dhe bizneset të cilat janë goditur më së shumti nga pandemia COVID-19.
Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami tha se Ministria e Financave po pret aprovimin e buxhetit të rishikuar nga ana e Kuvendit ashtu që të mund të ekzekutojë mjetet e parapara në pakon emergjente fiskale si dhe në pakon e rimëkëmbjes.
Bajrami sqaroi se Pako e Rimëkëmbjes përfshin edhe lehtësimin në qasjen e bizneseve në financa përkatësisht.
“Tek Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike jemi fokusuar shumë tek qasja në financa dhe instrumente të tilla prej të cilave bizneset mund të përfitojnë bazuar në parimet dhe kriteret e njëjta por edhe ky përfitim mund të jetë shumë afatgjatë. Jemi duke punuar me Fondin për Garanci Kreditore që të hapen disa dritare për disa sektorë. Ne kemi marrë përgjegjësinë që gjatë këtij viti dhe vitit tjetër ta rrisim kapitalin e Fondit për Garanci Kreditore deri në 100 milionë euro dhe mbulueshmëria e rrezikut për këto kredi të jetë deri në 80%. Gjithashtu si Qeveri gjatë kohës së pandemisë ne do të bartim komplet tarifën të cilën e ngarkon Fondi për Garanci Kreditore”, tha Bajrami.
Ajo shtoi se me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, qytetarët do të kenë mundësinë që në mënyrë vullnetare të tërheqin 10% nga mjetet e tyre të kursyera të fondit pensional.
Ministrja Bajrami tha se sektori i teknologjisë së informacionit do të ketë vëmendjen e Qeverisë për shkak të mundësive të shumta që ofron ky sektor për punësimin e rinisë së Kosovës.
Ajo sqaroi më tej se është krijuar një grup punues për përpilimin e udhëzimit administrativ për pushimet tatimore për investimet e reja, ndërsa në të njëjtën kohë në ditët në vijim do të përpilohet edhe kalendari i akcizës, i cili do të rriste parashikueshmërinë në mesin e bizneseve që i nënshtrohen detyrimeve të akcizës, ndërsa me qëllim të përkrahjes së sektorit të gastronomisë po rishikohet propozimi i komuniteti të biznesit për ulje të tatimit mbi vlerën e shtuar nga 18% në 8%.
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...