Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim përfaqësuesin rezident të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, të cilit i uroi punë të mbarë në Kosovë.
Përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, shprehu interesimin e tij rreth implementimit të projekteve me interes kapital për vendin, përfshirë projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive si dhe Ligjin për Investime Strategjike.
Me këtë rast, ministrja Bajrami e ka njoftuar z. Vermeulen rreth aktiviteteve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe për hapat e ndërmarrë në ngritjen e kapaciteteve në agjencitë, si në: Agjencinë e Metrologjisë, Agjencinë e Akreditimit dhe Agjencinë e Standardizimit, si dhe në Inspektoratin e Tregut të MTI-së.
Ministrja Bajrami e informoi z.Vermeulen rreth Projektit të Zhvillimit të Qendrës Turistike të Brezovicës. Ajo e siguroi z.Vermeulen se Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbështesë projektin dhe të realizojë obligimet e qeverisë, që dalin nga kontrata e nënshkruar.
Ministrja e njoftoi atë edhe për Skemën e Garantimit të Kredive, ku do të lehtësohet qasja në financa për bizneset, duke siguruar garanci kolaterali deri në 50%.
Ajo bëri të ditur se tashmë është finalizuar Draft-ligji për investime strategjike, i cili do të krijojë lehtësira dhe mundësi më të mira për investime si dhe do të mundësojë negocimin me investitorë strategjikë për të sjellë investime në Kosovë.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...