Ministrja Bajrami në mbështetje të grave afariste

18:54 | 18 Nëntor 2016
Arbresh.info

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në tryezën “Gratë Afariste në rajonin Lindje”.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha e Agjencionit për Zhvillim Rajonal (ARDA) në rajonin e lindje, Valbona Tahiri, si dhe gratë ndërmarrëse të këtij rajoni.

Ministrja Bajrami vlerësoi kontributin e grave afariste për zhvillimin e sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Siç njofton Zyra e ministres Bajrami, ajo tha se Qeveria e Kosovës janë duke u angazhuar në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe fuqizimit të rolit të grave në ndërmarrësi.

“Ky angazhim është vënë re edhe në veprimet e ndërmarra nga qeveria si: krijimi i Fondit për Garanci Kreditore, certifikimi i produkteve me standarde ndërkombëtare, implementimi i MSA-së dhe një varg veprimesh tjera”, tha ajo.

Ministrja Bajrami tha se anëtarësimi i Forumit Ekonomik të Gruas në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) do mundësojë përfaqësimin e drejtë të interesit të grave në dialogun me institucionet shtetërore dhe kjo dëshmon se institucionet qeveritare po përkujdesen që roli i gruas në ndërmarrësi ta zë vendin e merituar edhe në aspektin e vendimmarrjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme