Fermerët e Deçanit nëpër vite janë mbështetur me grante dhe subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe kjo mbështetje do të vazhdojë, gjithnjë me synimin që të rritet.
Kështu tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi në një takim me kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.
Me këtë rast, ai e njoftoi kryetarin më hollësisht lidhur me përkrahjen e MBPZHR-së në kuadër të masave mbështetëse të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, si dhe me ecurinë e implementimit të këtij programi deri më tani, ku në kuadër të të cilit ai tha se kanë gjetur mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilët kanë traditë në disa kultura dhe aktivitete bujqësore.
Në këtë drejtim, ministri e njoftoi kryetarin edhe me disa nga prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm, me ç’rast ai tregoi se mbështetja do të rritet në vazhdimësi për fermerët anë e mbanë vendit. Ai inkurajoi kryetarin Selmanaj që komuna të shtojë investimet në bujqësi, duke shtuar kështu prodhimin vendor dhe hapur vende të reja pune.
Nga ana e tij, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj e falënderoi ministrin për gatishmërinë për avancim të projekteve në këtë sektor, si dhe e njoftoi për sfidat dhe të arriturat e komunës në fushën e bujqësisë. Ai shprehu shqetësimin për mungesën e kapaciteteve të ujitjes në këtë komunë, për çka tha se do të punohet në të ardhmen bashkërisht.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje