Ministria e Zhvillimit Rajonal në Kosovë ditë më parë kishte shpallur tenderin për shërbime të përkthimeve.
E shuma që kishte planifikuar të shpenzohej ishte 5 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Por, pas hapjes së tenderit kompanitë që kishin aplikuar, kishin sjellë oferta me çmime më të lira përgjysmë.
Kompania fituese “GLOBAL CONSULTING&DEVELOPMENT ASSOCIATES “SH.P.K. kishte vlerën e kontratës prej 2 647,33 euro. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj apo 1 vit.
Në të njëjtin njoftim thuhet se palët e interesuara mund të bëjnë ankesë.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030