Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe sivjet ka ndarë 400 mijë euro për të realizuar fushatën për parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo dhe eliminimin e rriqrave në zonat endemike të Kosovës.
“Plani operacional për këtë fushatë tashmë është përfunduar nga kompania përkatëse për këtë punë, e cila është kontraktuar nga MBPZHR-ja”, thuhet në një komunikatë të kësaj Ministrie.
Gjatë kësaj fushate, kjo kompani ka spërkatur zonat endemike në komunën e Malishevës në një sipërfaqe prej 2 mijë hektarë, që sipas të dhënave zyrtare ky dezinfektimi i hershëm, për vite me radhë, që është financuar nga MBPZHR-ja, ka ndikuar pozitivisht në parandalimin e përhapjes së etheve hemorragjike-Krime Kongo, e rrjedhimisht edhe parandalimin e rasteve të mundshme të vdekjes. Ky projekt implementohet tash e katër vjet nga MBPZHR-ja.
Ministria e Bujqësisë, është pjesë e Këshillit Ndërministror për parandalimin e etheve hemorragjike, këshill ky i formuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pjesë e të cilit janë edhe Ministria e Shëndetësisë, MMPH-ja, si dhe FSK-ja, e cila e shenjëzon territorin e rrezikuar.
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës