Ministri i Ministrisë së Administratës, Publike Mahir Yagcilar sot mori pjesë në Samitin e XX Ekonomik të Euroazisë, që u mbajt në Stamboll, ku ishin të pranishëm përfaqësues të niveleve të larta botërore.
Siç njofton Ministria e Administratës Publike, ministri Yagcilar para të pranishmëve shpalosi të arriturat e Republikës së Kosovës dhe sfidat në rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së. Ai tha se pas luftës së fundit në Kosovë, shoqëria kosovare është orientuar drejt parimeve të lirisë, demokracisë dhe respektimit te të drejtave te njeriut dhe të lirive themelore dhe si shtet i ri kemi një vizion të qartë drejt integrimit në BE.
Ministri, gjithashtu, i paraqiti edhe pikëpamjet dhe gjendjen aktuale te procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në BE, duke thënë se Republika e Kosovës, nëpërmjet mekanizmit të Stabilizim- Asociimit, përcjellë politikat dhe çështjet teknike në agjendën evropiane dhe komunikon vazhdimisht me Komisionin Evropian.
“Nder standardët më të rëndësishme, janë reformat në administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”, tha ministri Yagcilar dhe shtoi se stabiliteti në Ballkan do të thotë stabilitet në BE.
Me këtë rast, ministri Yagcilar u nderua me një medalje nderi nga Fondacioni “Marmara Group”.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...