Sot, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë i filloi punimet seminari njëjavor për finalizimin e specifikacionit të Djathit të Sharrit, – si produkt potencial për t’u mbrojtur si tregues gjeografikë në Kosovë.
Gjatë javës, sa do t’i zhvillojë punimet ky seminar, do të ketë prezantime nga përfaqësues të institucioneve përgjegjëse në Prishtinë, ndërsa në Prizren do të ketë takime me fermerë.
Në fjalën e tij, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, fillimisht theksoi përkrahjen e tij të vazhdueshme karshi forcimit të sistemit të pronësisë intelektuale në Kosovë dhe të indikatorëve që ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. “Forcimi i këtij sistemi është prioritet i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe do të vazhdojë si i tillë deri në përmbushjen e plotë të obligimeve, që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me BE-në”, pohoi ministri Shala.
Po ashtu, ai potencoi se pronësia intelektuale ka një rëndësi të veçantë ekonomike për biznesin dhe vlerësohet se 70-80 për qind e aseteve të një kompanie në vendet me ekonomi të bazuar në dije, që përbëhet nga pasuria jo-fizike ose kapitali intelektuale. “Prandaj ne jemi dhe do të jemi të fokusuar në ngritjen e sistemit të pronës intelektuale, miratimin e gjithë infrastrukturës ligjore të nevojshme dhe në ngritjen dhe fuqizimin e mëtejmë të infrastrukturës institucionale duke rritur kapacitetet e tyre fizike dhe buxhetore për të ndaluar luftimin e dukurive negative, si: përdorimi i paautorizuar i markës tregtare; prodhimi, eksportimi dhe shitja e patentave pa licencë; falsifikimi i produkteve; si dhe dukuri të ngjashme, që janë preokupim dhe problem i shumë vendeve të botës dhe se për këtë do të luftohen dukuritë negative edhe në Kosovë”, tha ministri Shala, duke shtuar se ne jemi për një ekonomi të tregut të zhvilluar dhe si bazë të kësaj ekonomie duhet ta fuqizojmë rëndësinë e mbrojtës së pronës intelektuale.
Më tej, ministri ka thënë se prona intelektuale për bizneset dhe për shoqërinë në përgjithësi ka një rendësi të veçantë. “Qeveria e Kosovës ka për synim ngritjen e sistemit të pronës intelektuale, e sidomos për pronën industriale e cila është përgjegjësi e MTI-së, ku ne si qeveri në këtë mandat qeverisës prioritet kemi zhvillimin ekonomik, ngritjen e prodhimit dhe produktit vendor, ku bëjnë pjesë edhe prodhimi i produkteve të cilat vijnë nga rajone te veçanta të Kosovës, të cilat përmbajnë në vetvete tregues gjeografikë apo emërtime të origjinës siç mund të jetë edhe Djathi i Sharrit, verërat etj.” ka bërë të ditur ministri Shala.
“Në fuqizim të mbrojtjes intelektuale, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka kushtuar një rëndësi të veçantë krijimit të infrastrukturës së nevojshme ligjore për mbrojtjen e pronës intelektuale duke miratuar ligje dhe akte nënligjore, si Ligjin per Treguesit Gjeografik dhe Emërtimet e Origjinës dhe akteve tjera nënligjore, që rrjedhin si derivate të këtij ligji, duke kompletuar infrastrukturën e nevojshme edhe sa i përket treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës. Së fundmi kam nënshkruar edhe udhëzimin administrativ, që ka të bëjë për simbolet për treguesit gjeografikë, emërtimet e origjinës dhe të specialitetit tradicional të garantuar”, bëri të ditur ministri Shala, duke bërë të ditur se Qeveria e Republikës se Kosovës, tash së fundi, ka mandatuar Këshillin Shtetëror për Pronësi Intelektual, ku janë të përfshirë të gjitha institucionet zbatuese të ligjit, që kanë të bëjë direkt me mbrojtjen e pronës intelektuale në nivel shtetëror.
Njëkohësisht, sipas ministrit Shala, mbrojtja e produkteve me tregues gjeografikë dhe emërtime të origjinës do t’i bëjë me konkurrentë produktet tona dhe do të krijohet ambient më i favorshëm afarist, që do ta rrisë konkurrencën në prodhim, përpunim dhe tregti, duke përmirësuar cilësinë e jetës në zonat rurale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor në përgjithësi.
Në seminar ishte edhe ambasadori francez, Didier Chabert, i cili i përshëndeti punimet e seminarit dhe potencoi përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve franceze për këtë fushë me interes për prodhuesit kosovarë.
Ndërsa, organizatori i këtij seminari, Nezir Gashi, drejtor i përgjithshëm në Agjencisë për Pronësi Industriale (API) falënderoi përkrahësit institucionalë të qeverisë së Kosovës në këtë fushë si dhe mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë, konkretisht të ambasadorit francez Didier Chabert, për përkrahjen e vazhdueshme financiare përmes projekteve të ndryshme në drejtim të mbrojtjes së Djathit të Sharrit me Tregues Gjeografikë.
Seminari është mbështetur nga programi TAIEX, Ambasada Franceze dhe Instituti për Pronësi Intelektuale./arbresh.info/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku